zoom

Bota

Trump ashpërson tonet: Do të fundosim çdo anije iraniane pranë Hormuzit

Trump ashpërson tonet: Do të fundosim çdo anije iraniane pranë Hormuzit

Tensionet në Lindjen e Mesme janë rritur ndjeshëm pas nisjes së bllokadës detare në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme për transportin global të naftës.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka lëshuar një paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke deklaruar se çdo mjet lundrues iranian që i afrohet zonës së bllokuar do të shkatërrohet menjëherë nga forcat amerikane.

Në një reagim publik, Trump u shpreh se marina iraniane është dobësuar ndjeshëm, por theksoi se disa mjete të shpejta sulmi ende mbeten aktive. Ai paralajmëroi se nëse këto anije tentojnë të afrohen, do të përballen me ndërhyrje të menjëhershme ushtarake.

“Kujdes: Nëse ndonjë nga këto anije i afrohet BLLOKADËS sonë, ato do të ELIMINOHEN menjëherë, duke përdorur të njëjtin sistem vrasjeje që përdorim kundër tregtarëve të drogës. Është i shpejtë dhe brutal”, tha Trump./ Zoom.al

Postime të lidhura