Aplikacion
Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka sulmuar sërish Papa Leonin dhe kryeministren italiane Giorgia Meloni.
Gjatë një interviste për “Corriere della sera”, ai shprehu zhgënjim të hapur ndaj Melonit, duke thënë se nuk po ofron mbështetjen e pritur në çështjet e sigurisë dhe energjisë.
Sipas Trump, Italia ka zgjedhur të qëndrojë jashtë përfshirjes në zhvillimet e lidhura me konfliktin dhe furnizimin me energji, pavarësisht rolit të rëndësishëm që ka aleanca me SHBA-në. Ai u shpreh se kishte pritur një qasje më të vendosur nga Meloni, por se realiteti ka rezultuar ndryshe nga pritshmëritë e tij.
Në të njëjtën intervistë, presidenti amerikan kritikoi edhe Papa Leoni XIV, duke deklaruar se ai nuk e kupton qartë situatën në Iran dhe rreziqet që lidhen me programin bërthamor. Trump theksoi se figura fetare nuk duhet të ndërhyjnë në çështje të tilla, duke argumentuar se ato kërkojnë njohuri të thella politike dhe strategjike.
Ai ngriti gjithashtu shqetësime për funksionimin e NATO-s, duke pretenduar se vendet anëtare nuk po kontribuojnë në mënyrë të barabartë për sigurinë kolektive. Sipas tij, barra kryesore vazhdon të mbetet mbi SHBA-në, ndërsa aleatët evropianë nuk po marrin përgjegjësitë e tyre./ Zoom.al
Dhimbja e kokës nga dielli i fortë, pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta