Aplikacion
Marrëdhëniet mes presidentit të SHBA-ve, Donald Trump dhe kryeministres së Italisë Giorgia Meloni duket se janë përkeqësuar ndjeshëm, pas deklaratave të fundit të ish-presidentit amerikan lidhur me qëndrimin e Italisë ndaj Iranit.
Në një prononcim për mediat italiane, Trump është shprehur i zhgënjyer nga Meloni, duke e akuzuar se nuk po mbështet SHBA-në në çështje të rëndësishme të sigurisë ndërkombëtare, përfshirë përballjen me Iran. Ai theksoi se Italia nuk po kontribuon në përpjekjet e aleatëve dhe se kjo, sipas tij, është e papranueshme.
“E papranueshmja është ajo, sepse nuk i intereson nëse Irani ka armë bërthamore dhe nëse do t`i krijohej mundësia do ta hidhte në erë Italinë brenda dy minutave. Nuk dëshiron të na ndihmojë me NATO-n, nuk dëshiron të na ndihmojë me armën atomike. Giorgia Meloni nuk është më e njëjti person dhe Italia nuk është më i njëjti vend”, tha Trump.
Këto komente vijnë pasi Meloni kishte reaguar më herët ndaj kritikave të Trump ndaj Papa Leoni XIV, duke i cilësuar ato të papranueshme dhe duke mbrojtur pavarësinë e figurave fetare nga ndikimi politik.
Nga ana e saj, kryeministrja Meloni ka theksuar se nuk mbështet një qasje ku liderët fetarë duhet të ndjekin linjën e politikanëve, duke nënvizuar rëndësinë e ndarjes së roleve në shoqëri./ Zoom.al