zoom

Të gjitha

Trafikonin shqiptarë nga Ballkani dhe i punësonin në ferma kanabisi. Shkatërrohet grupi kriminal

Trafikonin shqiptarë nga Ballkani dhe i punësonin në ferma kanabisi. Shkatërrohet grupi kriminal

Agjencia Kombëtare e Krimit në Uells ka vënë në pranga kreun e dyshuar të një grupi kriminal, i cili përdor emigrantë shqiptarë të kontrabanduar për të kultivuar kanabis.

I arrestuari, rreth të pesëdhjetave, u arrestua nga oficerët në një adresë në Prestatyn, Uellsin verior, ditën e hënë në 23 maj.

Oficerët e Policisë së Uellsit të Veriut kanë në pranga gjithashtu edhe një burrë rreth të 60-tave dhe një shtetas shqiptar 28 vjeç i arrestuar nga Policia e Cheshire në M6. Treshja u arrestua me dyshimin për ‘komplot për kultivimin dhe shpërndarjen e kanabisit dhe pastrim parash’.

Besohet se grupi i krimit ka lidhje me një grup krimi të organizuar në Ballkanin Perëndimor, i cili lehtëson hyrjen e paligjshme të shtetasve shqiptarë në MB. Dyshohet se migrantët punojnë në fermat e kanabisit të grupit. Në kuadër të hetimeve u zbuluan më parë tre ferma kanabisi me emigrantë shqiptarë që punonin aty, në Blackpool, Lancashire, Leigh, Greater Manchester dhe Prestatyn.

Oficerët e NCA po bëjnë thirrje për informacion për të gjurmuar shtetasin shqiptar Jeton Memia, 29 vjeç, i cili ka lidhje me Manchester dhe Southend në Essex. Oficerët po bëjnë gjithashtu thirrje për informacion për të gjurmuar Trevor Williams, 61 vjeç, nga Ruthin.

Gjatë kontrolleve të lidhura me arrestimet e së hënës, oficerët zbuluan dy RIBS (varka të ngurtë me fryrje), sasi parash, kokainë dhe kanabis dhe pajisje droge të lidhura me fermat e kanabisit.