zoom

Të gjitha

“Torollake”/ Këngëtari sulmon dhe kërcënon Elvanën: S’dinte tekstin, ia tregoj unë

Vokalisti i grupit “Ilirët”, Shemsi Krasniqi, vijon që të komentohet për trazirat që shkaktoi te festivali i shumëkomentuar “Sunny Hill”. Këngëtari i njohur ka tentuar që të këndojë në skenën e festivalit këngën “Mora fjalë”, edhe pse nuk ka qenë i ftuar, por një gjë e tillë nuk është lejuar.

Gjatë një interviste, Krasniqi ka hedhur akuza të rënda ndaj babait të këngëtares së famshme shqiptare, Dua Lipa, Dukagjin. Madje ai nuk e ka lënë me kaq pasi ka kërcënuar edhe këngëtaren e njohur, Elvana Gjata, pasi këndoi këngën “Mora fjalë”.

“Unë di me u ba edhe i keq”, tha ai në “Era Verë” në T7, duke e kritikuar këngëtaren se nuk e dinte tekstin e këngës që këndoi në festival.

“Mëkati im ka qenë se kam dashur me kënduar një këngë. As nuk kam kërkuar para, as kushte. Unë vetëm kam ecur, kam mbërritur deri te skena kryesore. As një polic nuk më ka prekur me gisht. Të gjithë kanë qenë me mua. Ai i ka dënuar disa aty sepse ata e kanë kuptuar se nuk ka asnjë të keqe.

Sepse do të këndojë për heroin kombëtar. Ai e ka ditur dhe ka çuar Elvana Gjatën me kënduar. Atë Elvana Gjatën, ku ta zë diku, ia tregoj unë qejfin. Di me u bërë dhe i keq unë. Po, mundet me qenë dhe kërcënim sepse ajo e ka ditur ngjarjen. Si guxon me dalë dhe me bërë shaka me heroin e kombit.

Ajo duhet të kishte thënë jo, nuk e këndoj këtë këngë sepse nuk e kam në repertor. Shikojeni sepse këndon vetëm pak, sepse nuk din tekstin. Nuk mundet ajo torollake me na shitur mend këtu. Unë kam shkuar me kënduar këngën e Adem Jasharit”, ka thënë ai.