zoom

Të gjitha

Rishfaqen kukullat e famshme “Teletubbies”

Rishfaqen kukullat e famshme “Teletubbies”

Kukullat e famshme për fëmijë  Teletabis kanë habitur jurinë dhe spektatorët, duke u shfaqur në skenën e ‘Britains Got Talent’ për audicion, në episodin e së shtunës në mbrëmje. Duke u rikthyer në ekran për 25 vjetorin e tyre, katër interpretuesit: Tinky Winky, Dipsy, Laa-Laa dhe Po – kërcyen me hitet e Beyoncé, ABBA dhe One Direction .

Simon Cowell mori surprizën e jetës së tij, kur pa të ngjiten në skenë ikonat e televizorit, mëe të cilat ai ka lidhje të vecantë. Teletabis performuan një seri kërcimesh me disa këngë, përfshirë edhe Single Ladies dhe Best Song Ever.

Teletabis zbuluan se Simon i kishte ndihmuar ata të publikonin ‘Say Eh-Oh!’ këngën hit në vitin 1997, që kapi numrin e 1 të top-listave. Ndërsa Simon pranoi duke qeshur : ‘Po, unë isha shtëpia e tyre diskografike’.

Rishfaqja në skenë e Teletabis bëri që në rrjetet sociale të vërshojë nostalgjia për figurat më të dashura të fëmijëve në vitet 1990./L.K

/Zoom.al