zoom

Slider

Thyhet rekordi i legjendës Maradona, ylli argjentinas e “eklipson” pas fitores me Bolivinë

Ángel Di Maria spikati në fitoren e Argjentinës (3-0) në Bolivi, në La Paz, në raundin e dytë të fazës kualifikuese të Amerikës së Jugut për Botërorin 2026, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Meksikë dhe Kanada.

Anësori i Benficas dha asistet për dy golat e parë të kampionëve të Botës, të shënuar nga Enzo Fernández dhe Nicolás Tagliafico dhe arriti në 26 pasime për gol në 134 ndeshje gjithsej.

Ish-lojtari i Juventusit barazoi Diego Armando Maradonën për numrin e asisteve (90 paraqitje. Para tij është vetëm Lionel Messi, i cili ka më shumë se dyfishin, 56.

Sulmuesi i Inter Miamit gjithashtu është në krye edhe për golat e shënuar, 104, kundrejt 56 të Gabriel Batistutës dhe 41 të Sergio Agueros. Di María, nga ana e tij numëron 29 gola. /zoom.al/