Aplikacion
Vazot e Europianit “Gjermani 2024” u zbuluan zyrtarisht, teksa tashmë pritet me padurim shorti i 2 dhjetorit në Hamburg për të mësuar rivalët që Shqipëria do të ketë në grupe.
Prestigjiozja britanike “The Sun” ka vazhduar me traditën e saj, duke bërë një simulim të shortit disa ditë para se të hidhet zyrtari. Sipas saj, Shqipëria është e vendosur në Grupin B ku përballë do të ketë Spanjën, Sllovakinë dhe Serbinë, kundërshtarë të fortë të letër, por jo të pakalueshëm.
Në grupet e tjera, Gjermania do të ketë përballë Danimarkën dhe Çekinë, ndërsa shihen dy grupe “ferri”, me Anglinë dhe Italinë, ndërsa tjetri është ai me Portugalinë dhe Holandën.
GRUPET sipas “THE SUN”:
GRUPI A: GJERMANI, DANIMARKË, REPUBLIKË ÇEKE, FITUESI I PLAY-OFF A
GRUPI B: SPANJË, SHQIPËRI, SLLOVAKI, SERBI
GRUPI C: FRANCË, RUMANI, SLLOVENI, FITUESI I PLAY-OFF C
GRUPI D: ANGLI, TURQI, SKOCI, ITALI
GRUPI E: BELGJIKË, HUNGARI, KROACI, ZVICËR
GRUPI F: PORTUGALI, AUSTRI, HOLANDË, FITUESI PLAY-OFF B
/ZOOM.AL/