Aplikacion
Aktorja e njohur amerikane, Kaley Cuoco, e ndoqi premierën e sezonit të dytë të serialit të saj, “The Flight Attendant”, në Hollywood.
Cuoco njihet nga publiku për rolet në dy seriale televizive të shndërruara në hit. Seriali i parë “8 Simple Rules” u detyrua të ndërpritet para kohe për shkak të vdekjes së aktorit, John Ritter, por ai ishte një projekt jashtëzakonisht i ndjekur nga publiku. Por, suksesi me i madh i aktores mbetet komedia “The Big Bang Theory”, e cila u transmetua për 12 sezone dhe e shndërroi Cuocon një yll anembanë botës.
“E dini çfarë, nuk e keni gabim. Është vështirë për një aktor që të bëhet pjesë e një seriali i cili rezulton i suksesshëm. Shanset janë të vogla që kjo të ndodhë. Por, unë e arrita këtë me serialin ‘The Big Bang Theory’ që ishte një eksperiencë e mahnitshme. Ndërsa me projektin e ri, rrezikova kur e gjeta librin mbi të cilin bazohet dhe në fillim mendova se do të dilte një film i mirë. Por, më pas mendova për ca kohë dhe kështu vendosa se do të mund ta realizonim në serial televiziv, u shpreh ajo.
Në sezonin e parë të “The Flight Attendant”, Cuoco e portretizon një stjuardesë të pakujdesshme dhe të alkoolizuar të quajtur, Cassie, e cila një ditë zgjohet përkrah një burri të vdekur dhe kështu përfundon duke u përfshirë në një situatë misterioze, kaotike dhe të rrezikshme. Sezoni i ri e gjen atë esëll dhe ende duke punuar si stjuardesë, por Cassie vazhdon të mos bashkëpunojë me autoritetet për t’i zgjedhur krimet ndërkombëtare në të cilat është e përfshirë.
https://www.youtube.com/watch?v=P8sEO07n7wg
Kastës së aktorëve këtë vit i është shtuar edhe ylli i kinematografisë, Sharon Stone. Sezoni i dytë i serialit “The Flight Attendant” debuton më 21 prill në platformën HBO Max./L.K
/Zoom.al