Aplikacion
Ashtu siç u premtoi fansave, reperja Rina Balaj ka publikuar projektin e ri muzikor. Ajo këtë herë erdhi në bashkëpunim me artisten e quajtur, Amelia.
Këngëtaret vijnë me paraqitje të mrekullueshme në videoklip e skena mjaft atraktive. Teksti është shkruar nga vet artistja shqiptare, kurse për producimin është kujdesur Dj Amelia.Kënga tashmë është shpërndarë në të gjitha platformat muzikore dhe pritet të ketë suksesin e dëshiruar nga publiku.
Komentet krahas postimit kanë qenë të menjëhershme, duke e pëlqyer këtë projekt të 22-vjeçares. Në bazë të disa pamjeve, ky klip duket se u xhirua në Greqi ku Balaj po qëndron prej disa kohësh./L.K
/Zoom.al