Aplikacion
Alban Skënderaj ka publikuar këngën e re të quajtur “Dalëngadalë”. Projekti, që i dedikohet dashurisë, ka protagoniste në videoklip bashkëshorten e tij, artisten Miriam Cani.
Kjo këngë është kompletuar mjaft mirë edhe nga ana vizuale, me paraqitje të mahnitshme të çiftit. Teksti dhe muzika është realizuar nga vet Skënderaj, kurse për producimin u kujdes Endri Shani.
Videoja ndërkohë është mundësuar nga produksioni “Talelli Productions”. Të shumta kanë qenë reagimet që u bënë menjëherë pas publikimit të këtij projekti, me fansat që komentuan pozitivisht për Albanin, “si qetësi për shpirtin janë këngët e juaja”.
Dyshja e njohur janë bashkë prej shumë vitesh dhe nga martesa e tyre kanë bashkë dy fëmijë: një vajzë dhe një djalë./L.K
/Zoom.al