zoom

Të gjitha

“Isabel”, kujt ia dedikon Alban Skënderaj projektin muzikor të rradhës ?!

“Isabel” është titulli i këngës më të re të Alban Skënderajt që e ka lansuar në disa nga platformat muzikore.

Kantautori i njohur projektin e ri e ka sjellë këtë këngë edhe me videoklip i cili ndodhet tashmë ndodhet në YouTube. Lorenc Aliaj është producent i këtij projekti, me melodi dhe tekst të shkruar nga vetë këngëtari.

Për anën vizuale është angazhuar produksioni Imagine Films që e ka xhiruar videon muzikore. Kënga “Isabel” pason bashkëpunimin me Lyrical Son, “Ndalma”, që u publikua para tre javësh dhe numëron mbi pesë milionë shikime në YouTube./L.K

/Zoom.al