zoom

Të gjitha

Pas 40 vjetësh, ABBA do të pushtojë Londrën

Pas 40 vjetësh, ABBA do të pushtojë Londrën

Në një nga ribashkimet muzikore më të shumëpritura ,për herë të parë në 40 vjet grupi i njohur muzikor ABBA rikthehet në Londër.

Të katërt anëtarët e grupit buzëqeshën para kamerave ndërsa pozuan së bashku përpara fillimit të turneut të tyre të shumëpritur nga fansat anembanë botës.

https://www.youtube.com/watch?v=lTuwXqA7gSo

Duke folur në tapetin e kuq jashtë një stadiumi të ndërtuar në Parkun Olimpik të Mbretëreshës Elizabeth në lindje të kryqytetit britanik,  Agnetha u shpreh mjaft e lumtur për të gjithë adhuruesit e tyre që ishin mbledhur për ti parë .

Yjet ikonë të muzikës pop do të prezantojnë  albumin e tyre “Voyage”   me këngë të tilla si  “I Still Have Faith In You” dhe “Don’t Shut Me Down”. Abba u katapultua drejt suksesit mbarëbotëror pasi fitoi Konkursin e Këngës në Eurovizion me Ëaterloo kur ngjarja u mbajt në Brighton në 1974.

Që atëherë ata kanë shitur me miliona albume . Katërshja e njohur u nda pasi performuan për herë të fundit së bashku në 1982 pas një periudhe të suksesshme 10-vjeçare./L.K

/Zoom.al