Aplikacion
2 figura të reja prej dylli për yllin e muzikës latine, Bad Bunny u zbuluan nga Madame Tussauds në New York . Artisti fitues i 2 çmimeve Grammy Award e quajti si përvojë të çuditshme: “Më ka pëlqyer gjithmonë se si dukesha drejtpërdrejt, por kjo është edhe më afër se kaq,” është shprehur artisti.
Të dy figurat prej dylli janë me veshjet e që Benito Antonio Martínez Ocasio i njohur si “Bad Bunny” i konsideroi momente të rëndësishme në karrierën e tij.

“Kjo është veshja e Super Bowl dhe kjo ishte shumë e veçantë për mua. Veshja Wrestle Mania, mendoj se ishte e preferuara ime, dita më e mirë e jetës sime. Pra, më pëlqen gjithçka nga ajo ditë. Momenti dhe veshja.”
Pamja e argjendtë nga performanca e Super Bowl 2020 do të vendoset në “Music Room” në Nju Jork, ndërsa figura me veshjen e zezë të WWE Royal Rumble do të vendoset në ambientet e markës në Orlando.Artistëve të studios iu deshën 6 muaj duke përdorur përafërsisht “200 matje dhe fotografi nga çdo kënd” për të krijuar figurat./L.K
/Zoom.al