zoom

Aktualitet

“Tani edhe opozitë me kullë”. Gazetari ngre pikëpyetje për hotelin luksoz te selia e PD-së

Gazetari Klodian Tomori thotë se projekti i publikuar sot nga Zoom.al për ndërtimin e kullave në territorin ku sot gjendet selia e Partisë Demokratike, nuk mund të jetë bërë pa dijeninë e drejtuesve të kësaj force politike.

Në një koment në rrjetet sociale, Tomori, nisur nga fakti se projekti, përveç territorit të PD-së, përfshin edhe territorin e BKT-së, e cila tashmë është larguar prej aty, ngre dyshime të tjera se pjesë e këtij mega-projekti, përveç PD-së, është bërë edhe BKT dhe komopania “Fusha”.

Ai me ironi shkruan se në Tiranë kemi muze me kullë, stadium me kullë, ndaj mund të kemi dhe opozitë me kullë.

 

 

 

Statusi i Klodian Tomorit

 

Pikepyetje me kulla

Projekti i ndertimit te kullave tek selia e Partise Demokratike ngre shume pikepyetje interesante. Pikesepari vete emertimi eshte perle. Projekti quhet Parku i Kater Lirive dhe do te ndertohet bash mu tek Shtepia e Lirise, sic e quan opozita seline e saj. Shume gjetje. Nejse, te kthehemi tek pikepyetjet tani.

Toka aty eshte e Toptaneve. Por po te mos doje PD aty nuk ngulet dot asnje gozhde, jo me te ndertohen kulla. Se nuk ka askush guxim te nxjerre opoziten nga selia. Ketu lind dhe pikepyetja e pare. A ka gjase qe nje projekt i tille te jete bere pa dijenine e PD?

Se dyti, projekti ashtu sic eshte paraqitur, vec Shqupit perfshin dhe BKT. Para disa muajsh, BKT e braktisi seline e saj me preteksin se ishte demtuar nga termeti dhe u zhvendos perballe TEG tek nje godine qe e ka ndertuar Fusha. Atehere une kam publikuar nje denoncim se sebepi i termetit ishte i stisur per te liruar vendin e ish selise se BKT, me qellim qe aty te ndertohej kulle ne ortakeri mes Fushes dhe BKT.

Tani trekendeshi behet shume interesant. PD, BKT, Fusha. Tamam trekendesh Bermude. Pikepyetjet qe lindin ketu jane disa:

Kujt i lindi ideja e bashkimit te kulles se BKT me kullat e Shqupit ne nje kompleks te vetem?

A lindi ky bashkim para apo pas prishjes se Teatrit Kombetar? Pra Teatri-Fusha-BKT-Opozita-Kullat.

Dhe nese ne kompleks ka disa aktore, si eshte e ndare ortakeria mes tyre?

Ka shume pikepyetje ky projekt. Ndoshta mund te jete edhe i rreme. Por deri tani askush nuk po e pergenjeshtron. Thjesht po ia hedhin topin e pergjegjesise njeri tjetrit. Dikush thote eshte miratuar vite me pare, dikush tjeter thote ka qene ne projekt por eshte rrezuar, etj etj.

Gjithsesi ketu nuk ben me cudi asgje. Shqiperia ka muze me kulle, banke me kulle, stadium me kulle. Cdo e gjeje po te kete dhe opozite me kulle?

Mund te lexoni edhe artikujt e meposhtem:

EKSKLUZIVE/Kulla në vend të selisë së Partisë Demokratike. Zbulohet projekti për hotelin luksoz

Përplasje në PD për lajmin e publikuar në Zoom.al mbi projektin e kullave