zoom

Politikë

“Mediat e Ramës”, të shqetësuara për projektin e kullave te selia e PD-së

Publikimi nga Zoom.al i projektit për ndërtimin e një kompleksi kullash shumëkatëshe në territorin e selisë së Partisë Demokratike, botuar nga revista “MGS Architecture”, ka shqetësuar, jo vetëm drejtuesit e kësaj force politike, por edhe mediat e njohura si të majta dhe ato pranë kryedemokratit Lulzim Basha.
Ndonëse vet Partia Demokratike nuk e ka mohuar deri më tani ekzistencën e këtij projekti, menjëherë pas publikimit të tij, thuajse të gjitha mediat e majta dhe ato pranë Bashës, si Report.tv, Tema apo Newsbomb, u angazhuan në një fushatë intensive dezinformimi.

Me anë të shkrimeve të ngjashme, me shumë mundësi të shpërndara nga selia blu, ato u përpoqën që njëherësh të mohojnë lajmin, dhe në të njëjtën kohë për të bërë pjesë të këtij megaprojekti ish-kryeministrin Sali Berisha.


Ndërsa nga njëra anë ato mohojnë ekzistencën e këtij projekti, në anën tjetër ato pohojnë se vendimi për ndërtimin e realizimin e këtij projekti është firmosur nga ish-kryeministri Berisha në vitin 2013.
Por duket se mediat pranë qeverisë e ngatërrojnë me dashje me projektin e vjetër të firmosur nga Sali Berisha, i cili përveç ndërtimin të xhamisë përfshinte edhe ndërtimin e një godine multifuksionale, por jo më të lartë se 8 kate. Vendim ky që pjesërish u rrëzua që në atë kohë nga gjykata dhe nuk është më në fuqi.
Ndërkohë që projekti i ri për të cilin flitet është mbi 20 kate dhe nuk e përfshin xhaminë, por kufizohet me të dhe me katedralen katolike.
Një tjetër element që hedh poshtë këto pretendime është se në ëebin e “MGS Architecture” thuhet se realizimi i këtij projekti është punuar gjatë periudhës kohore 2018-2021, pra plotë 5 vite pasi Berisha ishte larguar nga pushteti.
Por fakti se publikimi i këtij projekti nga “MGS Architecture” ka shqetësuar si mediat pranë Ramës dhe ato pranë Bashës, është një tregues që ngre dyshime se të dyja palët, pra si qeveria ashtu edhe PD, mund të përfshira në këtë aferë.