Aplikacion
Trajneri Sylvinho nuk mundi t’i fshihte emocionet dhe ndjesitë e tij pas fitores kundër Polonisë.
Pak çaste më parë tekniku brazilian ka bërë edhe një reagim në rrjetin e tij social në Instagram.
“Një javë me një punë fantastike dhe rezultate të rëndësishme. Jam shumë i lumtur që këto rezultate i kanë sjellë shumë lumturi të gjithë shqiptarëve. Kemi përpara tre finale dhe do të vazhdojmë të punojmë me seriozitet maksimal, zemër e shpirt për të arritur objektivin tonë final. Forca Shqipëri 🇦🇱”, shkruan Sylvinho.
Pas ndeshjes ka reaguar edhe krahu i djathtë i trajnerit Sylvinho, Pablo Zabaleta.
“Çfarë atmosfere e pabesueshme mbrëmë në stadiumin Air Albania. Faleminderit të gjithë tifozëve për mbështetjen tuaj 🇦🇱💪🏼”, shkruan ish-mbrojtësi i djathtë i City-t në “X”. /zoom.al/