Aplikacion
Juventusi ka hapur bisedimet me Lille për transferimin e sulmuesit anësor Edon Zhegrova.
Sipas “Corriere dello Sport”, bardhezinjtë kërkojnë të shtojnë forca në repartin ofensiv para mbylljes së merkatos.
Bardhezinjtë shpresojnë të përfitojnë edhe nga fakti që Jonathan David, dikur bashkëlojtar me Zhegrovën te Lille, aktualisht është transferuar te Juventus dhe mund të ndikojë edhe te sulmuesi shqiptar.
Në garë për 26-vjeçarin është edhe Olympique Marseille, që shihet si konkurrenti më serioz.
Zhegrova ka qenë objektiv i Juventusit që verën e kaluar, por atëherë u preferuan afrime të tjera, të tilla si Nico Gonzalez dhe Francisco Conceicao.
Por tashmë mediat italiane raportojnë se Nico Gonzalez mund të largohet, për të hapur rrugën për prurje të reja në sulm./ Zoom.al
ARRSH hap tenderin 5.24 milionë euro për lidhjen e Unazës Verilindore me Rrugën e Arbërit