Aplikacion
Juventusi është pranë sigurimit të sulmuesit kosovar Edon Zhegrovës. Klubi bardhezi synon të rikrijojë bashkëpunimin e tij me Jonathan David, duke rindërtuar çiftin sulmues që pati sukses te Lille dhe duke forcuar repartin ofensiv në Torino.
Sipas “Tuttosport”, negociatat me agjentin Hasan Çetinkaya kanë përparuar dhe është arritur një marrëveshje për kontratë deri në vitin 2030, me një pagë vjetore rreth 2.5 milionë euro plus bonuse. Lille kërkon rreth 25 milionë euro për kartonin e lojtarit, por me afrimin e fundit të afatit të transferimeve, çmimi mund të zbresë në 18-20 milionë euro.
Përpara finalizimit, Juventusi duhet të kryejë një shitje. Douglas Luiz është përfolur si kandidat kryesor. Mesfushori brazilian është shumë pranë kalimit te Nottingham Forest përmes një huazimi me detyrim blerjeje prej rreth 30 milionë eurosh, çka që do të krijonte hapësirë financiare për Zhegrovën./ Zoom.al