zoom

Sport

Zhegrova mund të transferohet në Serie A, e kërkon klubi i madh italian

Zhegrova mund të transferohet në Serie A, e kërkon klubi i madh italian

Edon Zhegrova mund të përfundojë në Serie A në ditët e fundit të merkatos së verës.

Ylli kosovar mund të kaloj te Napoli, ku do t’i bashkohej bashkëlojtarit tek Kombëtarja e Kosovës, Amir Rrahmanit.

Gazetari italian, Nicolo Schira thotë se, në rast se napolitanët e shesin Hirving Lozanon, atëherë do të hidhen në supm për ta transferuar supmuesin e Lille.

“Napoli është i interesuar për futbollistin Edon Zhegrova si zëvendësues i mundshëm i Lozanos nëse ‘El Chucky’ do të largohet”, shkroi eksperti i transfereve në rrjetin social, Twitter.

Pak javë më parë flitej edhe për një interesim eventual të Milanit për shërbimet e përfaqësuesit kosovar.

Ndërkohë, Zhegrova është i fokusuar tek ekipi aktual, Lille, i cili e nisi në fundjavë sezonin e ri në Ligue 1. /zoom.al/

Postime të lidhura