Aplikacion
SPAK ka urdhëruar kontrolle të reja në kuadër të hetimeve që po kryen ndaj ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku për abuzime me tenderat qindra miliona euro të rrugëve.
Burime pranë prokurorisë së Posaçme konfirmuan për Neës 24 se janë miratuar më vendim të gjykatës të paktën 15 kontrolle në kuadër të dosjes Balluku, përfshirë dhe familjarë të saj.
Sipas burimeve është ushtruar kontroll në banesën e Mired Reçit, djalit të tezes së Belinda Ballukut, por edhe personave të tjerë të lidhur me të, në kuadër të hetimeve që po kryhen edhe në drejtim të pasurisë.
Mired Reçi, rezulton se qenë ortak me 49% të aksioneve në dy kompani: “XL MARKET” shpk dhe “Hippo Tregu Elektrik” shpk. Ortaku tjetër është Meland Qirko, kunati i zv.kryeministres Balluku, i martuar me motrën e saj, Pamela Qirko.