zoom

Aktualitet

EMRI/ SPAK sekuestron celularin e gazetarit sportiv, i përfshirë në dosjen e Ballukut

EMRI/ SPAK sekuestron celularin e gazetarit sportiv, i përfshirë në dosjen e Ballukut

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka sekuestruar telefonin e analistit dhe gazetarit sportiv Fatmir Mëneri, në kuadër të një hetimi penal që po zhvillohet nga BKH dhe SPAK.

Gjykata e Posaçme ka refuzuar kërkesën e Mënerit për kthimin e pajisjes, duke vlerësuar se hetimet janë ende në vijim.

Sipa burimeve, në seancën e sotme është rrëzuar kërkesa e Mënerit për kthimin e sendit të sekuestruar, konkretisht telefonit celular.

Sekuestrimi i telefonit është kryer në kuadër të procedimit penal numër 136, i cili lidhet me hetimet ndaj ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Ende nuk është bërë publike se çfarë lidhjeje ka gazetari me këtë procedim penal.

Ndërkohë, SPAK ka dërguar për herë të dytë fletëthirrje edhe ndaj ish-futbollistit Igli Tare dhe është në pritje të paraqitjes së tij nga Italia për marrjen në pyetje.

Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet nuk kanë dhënë ende detaje të tjera mbi zhvillimin e çështjes.

Postime të lidhura