zoom

Aktualitet

Igli Tare merret i pandehur nga SPAK, akuza ndaj ish-futbollistit të Kombëtares

Igli Tare merret i pandehur nga SPAK, akuza ndaj ish-futbollistit të Kombëtares

Ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare, Igli Tare, është marrë zyrtarisht i pandehur nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Burime bëjnë me dije se ndaj tij është ngritur akuza e “pastrimit të produkteve të veprës penale”, ndërsa vendimi i është komunikuar paraditen e kësaj të enjteje, 4 qershor, pas paraqitjes së tij në ambientet e SPAK, në zbatim të fletëthirrjes së organit të akuzës.

Mësohet se Tare është thirrur nga Prokuroria e Posaçme në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për ish-zëvendëskryeministren dhe ish-ministren Belinda Balluku.

Kjo e fundit është marrë e pandehur për akuzën e shkeljes së barazisë në tendera, në lidhje me procedurat për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, ndërsa po hetohet edhe për lotet e projektit të Unazës së Madhe. Paralelisht, SPAK ka nisur edhe një hetim pasuror ndaj saj.

Deri më tani nuk ka një reagim publik nga Igli Tare lidhur me akuzën e ngritur nga Prokuroria e Posaçme.