zoom

Aktualitet

Detaje nga operacioni i SPAK, vila e Ballukut ishte në emër të Igli Tares

Detaje nga operacioni i SPAK, vila e Ballukut ishte në emër të Igli Tares

Detaje të reja kanë dalë nga hetimet e SPAK ndaj Belinda Ballukut, ku ajo po hetohet edhe për pastrim parash dhe korrupsion pasiv.

SPAK bëri me dije se në kuadër të këtyre hetimeve ka vënë në sekuestro një vilë në Dhërmi, që Prokuroria e Posaçme dyshon se është në pronësi indirekte të Ballukut, por e kishte fshehur në emër të ish-futbollistit Igli Tare.

“Për të fshehur këtë pasuri si produkt të veprës penale, shtetasja Belinda Balluku ka përdorur shtetasin I.T (Igli Tare)  dhe vartësen e saj në Albcontrol sh.a., shtetasen J.B.

Sipas SPAK-ut, ekzistojnë dyshime se kjo pasuri lidhet me një përfitim të parregullt të kërkuar dhe marrë në këmbim të favorizimit të operatorit ekonomik Eurocol gjatë një procedure prokurimi të zhvilluar nga Albcontrol.

Postime të lidhura