Aplikacion
Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një bashkëbisedim me të rinjtë lidhur me procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, duke theksuar se rruga drejt anëtarësimit nuk varet vetëm nga përmbushja e detyrimeve nga vendi ynë, por edhe nga vendimmarrja e vendeve anëtare të BE-së.
Gjatë fjalës së tij, Rama u shpreh se Shqipëria ka bërë progres të rëndësishëm ndër vite, por mbetet në dorën e vendeve të mëdha për të vendosur nëse procesi do të ecë përpara.
“Po na buzëqesh fati se janë bashkuar të gjitha yjet dhe janë vënë rresht në mbështetje të kësaj ëndrre që ka qenë shekullore. Kemi bërë një punë të madhe, e them me plotë gojë, për ta ndryshuar. Shqiptarët që janë jashtë ose ikin jashtë, sapo tregonin pasaportën, diçka nuk shkonte me policin në kufi. Por ne kemi ndryshuar disa gjëra.
Ti mund t’i bësh detyrat e tua të shtëpisë, por nëse vendet e mëdha, që vendosin fatet e të vegjëlve, s’e kanë në plan të të marrin në një nivel tjetër, ti se kapërcen dot. Sot jemi në kushtet kur vendet e BE duan të na marrin me vete. Siç thoshin dikur ata që udhëhiqnin dikur ku flisnin për horizontin e kuq, dhe këta mund të thonë; po ju pret horizonti blu. Por nuk është me fjalë, është me punë.
Ne kemi qenë të zotë, por nga ana tjetër kemi pasur një palë që ka qenë e interesuar aq sa ne. Nëse pedagogu të sheh me paragjykim, apo i dhemb koka, dhimbja e kokës së tij mund të reflektohet te nota jote. Te vendet e mëdha, kjo është shumë e zakonshme. Nuk ka dalë ajo fjala kot që vendet e mëdha, bëjnë çfarë duan, vendet e vogla heqin çfarë duhet!”, tha ai.
Rama është përballur me kritika nga ndërkombëtarët në lidhje me qëndrimet e tij për çështje të rëndësishme, përfshirë mbrojtjen ndaj Belinda Balluku, për të cilën SPAK kërkoi arrestimin, por mazhoranca e drejtuar nga Rama e refuzoi.
Opozita thotë se për këtë arsye Brukseli e ka frenuar procesin e integrimit të Shqipërisë, ndërkohë që nga ana tjetër po avancon me Malin e Zi. /Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari