zoom

Lajme

Gjykata e Posaçme lë në fuqi masën për Belinda Ballukun

Gjykata e Posaçme lë në fuqi masën për Belinda Ballukun

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka lënë në fuqi masën e sigurisë “pezullim nga detyra” ndaj ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres Belinda Balluku, pavarësisht kërkesës së saj për heqjen e kësaj mase.

Mbrojtja e Ballukut argumentoi se masa nuk ka më efekt, pasi ajo nuk ushtron më asnjë funksion publik, duke theksuar se mungon objekti i pezullimit. Gjithashtu, avokatët pretenduan se ka përfunduar edhe afati 3-mujor i parashikuar për këtë masë sigurie.

Më herët, kërkesa për heqjen e pezullimit është shqyrtuar edhe nga gjyqtarja e Apelit të Posaçëm, Miliana Muça, e cila vendosi ta lërë në fuqi masën.

Ndërkohë, sipas njoftimit zyrtar të SPAK, ndaj Ballukut është ngritur akuza për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, e parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

Nga ana tjetër, më 9 prill, në Gjykatën e Lartë pritet të zhvillohet një tjetër seancë, ku një trupë gjyqësore do të dëgjojë argumentet e mbrojtjes, e cila kërkon edhe heqjen e masës së sigurisë “ndalim për të dalë jashtë vendit” ndaj deputetes Balluku./ Zoom.al

Postime të lidhura