Aplikacion
Sot është një ditë e vecantë për Marina Vjollcën, pasi feston 32 vjetorin e lindjes. Ka qenë bashkëshorti i saj, Getoar Selimi, i cili ka bërë urimin e ëmbël në rrjetet sociale për Marinën duke shkruar-
“Gëzuar ditëlindjen gruas sime të dashur dhe nënës së engjëllit tonë. Ti më bën të lumtur dhe krenar për gjërat që kemi ndërtuar bashkë”, bashkë me foton e Marinës me vajzën e tyre.

Nuk ka munguar dhe urimi i motrës se saj Luanës e cila ka bërë urimin me një video kur të dyja ishin të vogla dhe performonin në skenë. Çifti i njohur i showbizit mirëpritën në jetë vitin e kaluar vajzën e tyre Marget Selimi dhe duken mjaft të lumtur me njëri-tjetrin.
Moderatorja ka folur edhe për jetën e saj private, veçanërisht martesën me Getoar Selimin, dhe sipas saj dashuria mes tyre vazhdon të jetë po njësoj si ditën e parë./L.K
/Zoom.al