zoom

Të gjitha

Marina Vjollca shtatzënë për herë të parë?

Marina Vjollca po poston gjithnjë e më rrallë foto në rrjete sociale dhe kjo është bërë shkak që ndjekësit të aludojnë lloj-lloj gjërash.

Në një foto të publikuar para pak kohësh, ajo ka shkruar:

“Më mori malli për të gjithë ju” dhe menjëherë ndjekësit kanë vërshuar me komente dhe menjëherë kanë nxitur dyshimet se moderatorja mund të jetë shtatzënë.

Marina ka fotografuar vetëm portretin dhe mban veshur një bluzë të gjerë që me siguri ky detaj ka bërë ndjekësit të mendojnë se bukuroshja e ekranit është në pritje të ëmbël.

Ajo që i shtoi më shumë dyshimet ishte postimi i saj i fundit në Instagram, ku Marina ka falënderuar Zotin duke mos zbuluar arsyen.

“Faleminderit Zot për gjithçka”, ka shkruar moderatorja shqiptare.

Kujtojmë se para disa muajsh, Marina Vjollca u zgjodh si ambasadore e markës së njohur të stilistes italiane, Elisabetta Franchi. Pasi u prezantua në Itali edhe nga stilistja, Marina vendosi që të sillte këtë markë ekskluzivisht në Shqipëri.

Në një intervistë për “Revista Who”, Marina shprehet shumë e lumtur për këtë nismë të re, teksa shton se nga televizioni, që është dashuria e saj prej 16 vitesh, nuk do të heqë dorë kurrë.

Ndër të tjera moderatorja ka folur edhe për jetën e saj private, veçanërisht martesën me Getoar Selimin, që sipas saj po shkon për marshallah. Pas dhuratës super speciale të reperit për ditëlindjen e saj, të gjithë kuptuam se dashuria mes tyre vazhdon të jetë po njësoj si ditën e parë. E pyetur nëse ka një sekret për këtë gjë, Marina shprehet:

“Veç sekret që nuk ka në dashuri. Me dhuratën më ka lënë pa fjalë për ditë të tëra. Sekreti i Getit ky është, di të të lërë pa fjalë (për mirë deri tani)”.

Ajo shton se deri më tani martesa e tyre nuk duket fare monotone dhe mendon se nuk do të ndodhë kurrë diçka e tillë për sa kohë të dy kanë qëllime dhe ide të njëjta për njëri-tjetrin.