zoom

Aktualitet

“S*ksi bëhet me dy, nuk i di këto stile kamasutra unë”/ Kryemadhi dhe avokati i Metës shfrenojnë gojën para gazetarëve

“S*ksi bëhet me dy, nuk i di këto stile kamasutra unë”/ Kryemadhi dhe avokati i Metës shfrenojnë gojën para gazetarëve

Një moment i pazakontë është regjistruar pas përfundimit të seancës në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ku dosja ndaj Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit u vendos të kalojë për gjykim.

Jashtë ambienteve të gjykatës, avokati i Metës, Kujtim Cakrani, deklaroi për mediat se në ditët në vijim do të bëhen publike dokumente dhe prova që, sipas tij, nuk janë bërë më parë të ditura për shkak të kufizimeve procedurale.

Gjatë prononcimit, ai kritikoi vendimin e gjykatës, duke theksuar se, sipas tij, ekzistojnë paqartësi në lidhje me akuzat dhe mungesë sqarimi për dëmin e pretenduar. Për të bërë korrupsion, sipas tij, duhen dy persona, duke dhënë si shembull marrëdhëniet seksuale.

Në këtë moment ndërhyri edhe Kryemadhi, e cila, në mënyrë ironike, bëri komente që devijuan fokusin e deklaratës.

Kujtim Cakrani: Do të vendos në dispozicion prova që e kishim të ndaluar deri tani.

Kryemadhi: Do kënaqeni tani, do shikoni kam paguar apo jo për dashnorët.

Cakrani: Keni dëgjuar ndonjëherë që të ketë korrupsion pasiv, por nuk ka korrupsion aktiv. Nuk ka një sqarim nga organi i procedurës sa është dëmi dhe kujt i është bërë dëmi. Dëgjo unë ia thashë edhe prokurorit që çdo gjë bëhet në dy, edhe seksi bëhet në dy, edhe korrupsioni bëhet në dy. Monika thotë në tre.

Kryemadhi: Vetëm Rogerti ta sqaron ty këtë. Rogerti thotë që bëhet në pesë

Cakrani: Nuk i di këto lloj stile Kamasutra unë Monika. Problemi qëndron në vetëm kjo prokurori mund të thotë që ka korrupsion pasiv por nuk ka aktiv. Sqarojeni ju. Kjo do jetë pyetja që ne kërkojmë përgjigje. Jo shiko, korrupsioni aktiv parashkruhet, por kur vjen realiteti thotë që ka pasur korrupsion aktiv dhe ka emër e mbiemër. Më thoni ju si mund të kalojë çështja për gjykim për persona që dyshohet se janë aktiv në korrupsion. Meta ishte shumë i qetë. Ma tha që unë duhet t’ia u them: Mezi po e priste që çështja të kalonte në gjykim sepse ai do të përballet në sallë dhe gazetarët dhe do jetë një gjyq i hapur. Meta ka qenë transparent. Ne do bëjmë dhe konferencë shtypi dhe do të nxjerrim të gjitha provat./ Zoom.al

Postime të lidhura