zoom

Aktualitet

”I tha Metës se Monika ka dashnor”- Kryemadhi akuza Altin Dumanit: Më prishi familjen

”I tha Metës se Monika ka dashnor”- Kryemadhi akuza Altin Dumanit: Më prishi familjen

Monika Kryemadhi ka bërë deklarata të forta lidhur me marrëdhënien e saj me Ilir Meta, duke akuzuar se ndërhyrjet dhe aludimet e krijuara gjatë hetimeve kanë ndikuar në prishjen e familjes së saj.

Ajo u shpreh se gjatë procesit hetimor janë krijuar dyshime të pabaza, të cilat, sipas saj, kanë ndikuar drejtpërdrejt në marrëdhënien me bashkëshortin.

“SPAK më prishi familjen. T’i thuash bashkëshortit ‘gruaja jote të ka shitur ty’ është shumë e rëndë. Unë Ilir Metën e kisha të regjistruar ‘zemra ime’ dhe i kishin thënë që Monika ka dashnor. Kur e lexoi prokurori, numri i regjistruar ‘zemra ime’ ishte Ilir Meta dhe mbetën të gjithë,” u shpreh Kryemadhi.

Sipas saj, ish-bashkëshorti ka zgjedhur t’i besojë më shumë rrethit të tij shoqëror sesa marrëdhënies së tyre.

“Ilir Meta besoi rrethin e tij shoqëror,” shtoi ajo në Top Story.

Deklaratat e Kryemadhit vijnë në vijim të qëndrimeve të saj publike mbi raportin me Metën, ku ajo ka theksuar se aktualisht nuk ka më asnjë lidhje personale apo politike me të./ Zoom.al

Postime të lidhura