Aplikacion
Ish-deputetja Monika Kryemadhi ka dalë nga ambientet e SPAK pas seancës paraprake, duke bërë deklarata për mediat lidhur me hetimin ndaj saj.
Kryemadhi u shpreh se prokuroria do të analizojë komunikimet e saj të vitit 2014 me kryeministrin Edi Rama, të cilat, sipas saj, lidhen me procesin e përzgjedhjes së kandidatit për Bashkinë e Tiranës.
Ajo deklaroi se mesazhet do të tregojnë mënyrën se si u vendos kandidatura e Erion Veliajt, duke shtuar se ka pasur përplasje qëndrimesh brenda mazhorancës së asaj kohe. Sipas Kryemadhit, Ilir Meta ka preferuar një emër tjetër, ndërsa ajo ka mbështetur Veliajn.
“Gjithçka do të shihet në mesazhe, edhe mënyra se si u mor vendimi për kryebashkiakun e Tiranës”, shpreh Kryemadhi, duke lënë të kuptohet se procesi ka qenë rezultat i negociatave politike të kohës./ Zoom.al