Aplikacion
Më 9 mars pritet të hapet procesi gjyqësor në themel për çështjen që ka në qendër kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili ndodhet në paraburgim prej më shumë se një viti. Seanca e parë është parashikuar të zhvillohet në orën 09:30.
Trupi gjykues do të drejtohet nga gjyqtarja Ëngjëllushe Tahiri, me anëtare Alma Kodraliu dhe Rudina Palloj.
Kalimi i dosjes për gjykim u vendos më 9 shkurt nga Gjykata e Posaçme, duke përfshirë në proces, përveç Veliajt, edhe bashkëshorten e tij, Ajola Xoxa, si dhe 28 persona dhe subjekte të tjera të lidhura me hetimin.
Sipas akuzës, Veliaj dhe Xoxa dyshohet se kanë ngritur një mekanizëm të strukturuar korrupsioni dhe pastrimi parash, përmes të cilit pretendohet se janë përfituar fonde publike dhe ryshfete nga kontraktorë të bashkisë. Hetimet e SPAK flasin për rreth 1 milion euro të përfituara, të cilat, sipas dosjes, janë shpenzuar kryesisht për blerje luksoze online.
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari