zoom

Aktualitet

“Jam shtatzënë, kam komplikacione”, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masës së sigurisë

“Jam shtatzënë, kam komplikacione”, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masës së sigurisë

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj,  i është drejtuar Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) me një kërkesë për ndryshim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Sipas raportimeve, shkak për këtë kërkesë është shtatzënia e saj, si dhe disa komplikacione shëndetësore që thuhet se ka shfaqur së fundmi.

Kërkesa është depozituar në gjykatë dhe pritet të shqyrtohet nga gjyqtarja Engjëllushe Tahiri, e cila është gjyqtare themeli edhe në procesin ndaj Erion Veliaj.

Xoxa është në hetim nga SPAK për korrupsion pasiv, pastrim të parave e fshehje të pasurisë dhe po hetohet nën masën detyrim paraqitje, ndërsa kërkesa e saj për ndryshim të kësaj mase është në pritje të shqyrtimit nga gjykata.

Postime të lidhura