zoom

Aktualitet

Erion Veliaj bëhet baba për herë të dytë. SPAK i jep leje të shkojë në maternitet

Erion Veliaj bëhet baba për herë të dytë. SPAK i jep leje të shkojë në maternitet

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj është bërë për herë të dytë baba i një djali.

Mësohet se kryetarit të Bashkisë i është aprovuar nga Prokuroria e Posaçme një leje 48 orëshe për të lënë qelinë dhe për të shkuar drejt maternitetit Koço Gliozheni, ku do të vizitojë beben dhe bashkëshorten.

Bashkëshortja e tij Ajola Xoxa, e cila është momentalisht në detyrim paraqitje në SPAK, për shkak të akuzave për pastrim parash ka kryer më herët procedurat e IVF-së. Shtatzënia u njoftua gjatë kohës që kryebashkiaku qëndronte në qeli.

Veliaj ndodhet në burg që prej 10 shkurtit të vitit 2025. Prokuroria e Posaçme ka ngritur një sërë akuzash ndaj tij, duke përfshirë korrupsion pasiv në disa raste, pastrim parash, mosdeklarim të pasurisë, shpërdorim detyre dhe futje të sendeve të ndaluara në burg./ Zoom.al

Postime të lidhura