zoom

Aktualitet

Skandal/ I arrestuar me urdhër të SPAK, një i burgosur arratiset nga Spitali Infektiv i Durrësit

Skandal/ I arrestuar me urdhër të SPAK, një i burgosur arratiset nga Spitali Infektiv i Durrësit

Një i burgosur, Altin Ndoci është arratisur nga Spitali Infektiv i Durrësit. Ai rezulton i arrestuar me urdhër të SPAK.

Altin Ndoci, mësohet se ishte dërguar për shtrim për probleme shëndetësore, por më pas dyshohet se është arratisur.

Ndoci është arrestuar për llogari të SPAK për vepra të rënda penale dhe pas masave të sigurisë mbahej në Bugun e Durrësit i izoluar, në pritje të hetimeve dhe procesit.

Lajmi nuk konfirmohet ende zyrtarisht nga policia vendore, teksa pritet që të sqarohet gjithçka në vijim.

Postime të lidhura