Aplikacion
Detaje tronditëse kanë dalë në dritë lidhur me dhomën në Spitalin Infektiv të Burgjeve, nga ku një ditë më parë u arratis i paraburgosuri Altin Ndoci, i akuzuar nga SPAK.
Gazetari investigativ Elton Qyno ka bërë një deklaratë të fortë, duke zbuluar se kjo dhomë prej vitesh përdoret për qëllime krejtësisht të tjera nga ato mjekësore.
Sipas Qynos, bëhet fjalë për një dhomë që ndodhet në juridiksionin e Burgut të Durrësit dhe që përdoret nga të paraburgosurit dhe të dënuarit për vizita mjekësore. Por në realitet, kjo dhomë ka një reputacion krejt tjetër.
“Është një dhomë atje në Spitalin Infektiv të Burgjeve që e përdorin të gjithë të paraburgosurit dhe të dënuarit e Burgut të Durrësit. Dhe kjo dhomë, pavarësisht se është nën juridiksionin e burgut për vizita mjekësore dhe qëndrimin e personave të sëmurë, në Durrës njihet si, më fal për shprehjen, ‘dhoma e seksit’,” deklaroi Qyno.
Sipas gazetarit, kjo hapësirë shfrytëzohet nga persona që kanë mundësi financiare dhe lidhje jashtë burgut, duke krijuar skema për të qëndruar aty për orë të tëra, larg kontrollit real.
“Të gjithë ata që kanë lekë, që kanë kushtet dhe të dashurat jashtë, krijojnë të gjitha format për të shkuar në këtë dhomë,” theksoi ai.
Zoom.al/
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari