Aplikacion
Kush bën më shumë, vëllai për motrën apo anasjelltas? Kjo ishte pyetja që u ngrit ditën e sotme në rubrikën “Trotuar” në “E Diell”, ku Bledi Mane, ka treguar një histori nga jeta e tij personale.
Gazetari i njohur u shpreh se kur ishte në burg ka kuptuar se si familja e ka përkrahur dhe i ka qëndruar pranë. Sipas tij, nuk ka dallime se kush do më shumë motra vëllain apo vëllai motrën.
“Unë jam fëmija më i vogël, ne jemi 5 fëmijë. Problemi është se unë kam jetuar gjithmonë vetëm, sepse ata janë më të rritur se mua dhe u larguan për shkollë në Tiranë. E marrëdhënia jonë ishte në verë ose për Vitin e Ri që na mblidhte, ku unë mezi prisja ti takoja. Por duke qenë një fëmijë “rrugaç”, duke qenë një njeri normal në një qytezë të vogël anormale, unë isha etiketuar si “delja e zezë” e familjes. Megjithatë kujtoja se isha më i nënvlerësuari duke qenë se isha më i vogli. Por çfarë ndodhi? Kur përfundoj në burg për herë të parë, pashë se prapa kangjellave të mi ishte e gjithë familja, ishin të gjithë aty që më qanin hallin. Kuptova dhe lidhjen e fortë që është mes vëllezërve dhe motrave dhe jam i sigurt se nuk ka dallime, vëllai do motrën apo motra vëllain.
Isha një i burgosur që vija nga një kolegj në Londër, isha i burgosuri më i dalluar. Isha mes një qelie me 5 vrasës, unë isha i vetmi person që kisha një akuzë të lehtë”, u shpreh Bledi Mane./L.K
/Zoom.al
“Kishte bërë shumë gola” Pengmarrja e Nertil Buzit në Londër, i hoqën thonjtë me pinca