zoom

Të gjitha

Ylli i emisionit britanik bie në depresion pas aksidentit

Ylli i emisionit britanik bie në depresion pas aksidentit

Personazhi i njohur televiziv, Simon Cowell, ka njoftuar se ka rënë në depresion nga frika se nuk do të mund të ecte më, pas aksidentit me biçikletën elektronike ku lëndoi shpinën.

62-vjeçari u aksidentua në gusht të vitit 2020 në Malibu të Kalifornisë, e më pas i është nënshtruar një operacioni që ka zgjatur për gjashtë orë, që përfshinte vendosjen e një shufre metalike në shpinë, raportoi “Standard”.

Duke folur për The Sun ai  ka thënë se është ndjerë i dëshpëruar pasi nuk mund të bënte gjërat që donte. “Nuk isha i sigurt nëse do të isha në gjendje të ecja përsëri. Gjatë asaj kohe po merrja shumë qetësues. Pas një kohe të gjatë terapie, jam këtu dhe mirënjohës sepse jam gjallë”, ka thënë ai.

Cowll do të shfaqet sërish në ekranet televizive, pasi Britain’s Got Talent do të rikthehet me sezon të ri të shtunën e 16 prillit./L.K

/Zoom.al