zoom

Slider

Silvinjo nderohet me “Shqiponjën e Artë” nga Rama, gati dhe pasaporta shqiptare

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, është nderuar sot me ‘Shqiponjën e Artë’ nga kryeministri Edi Rama. Po ashtu, ai pritet të pajiset edhe me pasaportë shqiptare, siç ka ndodhur më parë edhe me trajnerin tjetër të huaj që e çoi Shqipërinë në Europian, Xhani De Biazi.

Silvinjo ishte i ftuar në Samitin e Diasporës, ku ka marrë edhe vlerësimin nga Rama. “Jemi këtu në Samitin e Diasporës shqiptare. Kam pranë kam shqiptarin e fundit që ka pranuar të jetë qytetari ynë”, – tha Taulant Balla, Ministri i Brendshëm.

Trajneri Silvinjo u shpreh: “Sigurisht, shqiptar puro. Shumë faleminderit”. Nuk munguan batutat, ku kryeministri Edi Rama iu drejtua brazilianit: “Është fakt i kryer. Nuk ke zgjedhje tjetër”.

“Këtë shqiponjë nuk e kam as për një shqiptar, as për një arbëresh, por shqiptar mund të lindësh dhe shqiptar mund të bëhesh. Këtë shqiponjë e kam për një shqiptar në lindje e sipër. Dua ta ftoj këtu trajnerin e Kombëtares tonë”, – tha Rama. Vlerësimi vjen për kualifikimin për herë të dytë të kuqezinjve në Europian.