zoom

Të gjitha

Si Pique ja doli t’ia hidhte paparacëve që të mos zbulohej për tradhtinë ?!

Gerard Pique kishte thurur plane për të tradhtuar Shakirën, në mënyrë që lidhjet e tij jashtëmartesore të mos zbuloheshin. Raportohet se ai kishte planifikuar gjithçka me detaje në mënyrë që askush të mos dyshonte se po bënte një jetë të dyfishtë. Sipas programit spanjoll Socialité, vendi i preferuar i futbollistit ishte lokali “La Traviesa”, vend ku përfiltet se punonte e dashura e tij.

Pretendohet se Pique shkonte në lokal gjithmonë me taksi dhe asnjëherë me ndonjë nga makinat e tij luksoze. Futbollisti mësohet se hynte në një derë anësore, ku nuk kishte qarkullim makinash. Ndërsa e dashura e tij hynte nga dera kryesore.

Përveç kësaj, brenda shtëpisë së tij kishte një dhomë të rezervuar me perde të kuqe, në të cilën vetëm ai përcaktonte se kush hynte dhe kush jo. Përballë këtyre zbulimeve, 35-vjeçari nuk ka dhënë shpjegime dhe as mohon akuzat që ka tradhtuar këngëtaren, me të cilën kishte dy fëmijë./L.K

/Zoom.al