zoom

Të gjitha

“Marrëdhënie e hapur…”?!/ Zbulohen detaje befasuese nga marrëdhënia e Pique dhe Shakirës

Gerard Pique dhe Shakira njoftuan të shtunën e kaluar me një deklaratë të përbashkët se i kanë dhënë fund marrëdhënies së tyre, pas 12 vitesh bashkë. Lajmi bëri një zhurmë të madhe në media teksa tashmë po përpiqen të zbulojnë se cila ishte  arsyeja e vërtetë e ndarjes së çiftit dhe thuhet se krisja erdhi pasi futbollisti e tradhtoi këngëtaren me një femër më të re dhe pse nuk ka pasur ende një konfirmim të saktë nga ana e tyre.

Së fundmi është pohuar se vendimi për lëshimin e deklaratës së përbashkët ishte vetëm nga ana e Shakirës dhe se kjo lëvizje e befasoi mbrojtësin e Barcelonës . Kështu thotë gazetari Jose Antonio Aviles , i cili u shfaq në emisionin ‘Viva la Vida’ pasi foli me disa njerëz të afërt të Pique .

“Dikush shumë i afërt me Pique -n më ka siguruar se nuk ka pasur asnjë pabesi nga ana e tij”, tha gazetari. I njëjti gazetar pohoi gjithashtu se futbollisti dhe këngëtarja kanë pasur një “marrëdhënie të hapur” vitet e fundit. “Marrëveshja e tyre ishte ti të bësh çfarë të duash dhe unë do të bëj atë që dua, por për t’u paraqitur si çift para publikut”, shtoi Jose Antonio Aviles , duke pretenduar sërish se ka folur me burime pranë Pique.

Katalanasi dhe kolumbiania kanë dy fëmijë së bashku nga lidhja e tyre 12-vjeçare, me Milanin 10 vjeç dhe me Sashën shtatë vjeç./L.K

/Zoom.al