zoom

Të gjitha

Shumica e aborteve në Shqipëri ndodhin tek gratë e papuna dhe të martuara

Shumica e aborteve në Shqipëri ndodhin tek gratë e papuna dhe të martuara

Sipas të dhënave nga raporte të ndryshme të UN Women dhe disa  organizatave, por edhe nga Instituti i Statistikave, gratë e papuna dhe në zona periferike të Shqipërisë vazhdojnë të jenë të rrezikuara nga abortet dhe nga mungesa e qasjes në shërbimet e shëndetit riprodhues.

Gjatë 2 viteve të vështira të pandemisë të shkatuara nga  COVID-19, pesha e aborteve u rrit edhe më shumë.

A janë shumica e  abordeve të provokuara?

“Ka dy kategori abortesh, spontane dhe të provokuara. Aborti i provokuar është një veprim i ndërmarrë me qëllim për të ndërprerë barrën kryesisht për arsye shëndetësore. Të gjitha abortet e tjera konsiderohen spontane”-thonë  staticienët. Një botim i INSTAT të quajtur “Burrat dhe Gratë” tregon se numri i aborteve në vitin 2020 ishte 4.540. Abortet spontane mbajnë peshën më të madhe të aborteve duke përbërë 80,8 % të totalit, në vitin 2020.

Në vitin 2020, për çdo 1.000 lindje të gjalla ka patur 162 aborte. Raporti lindje-abort tregon se për çdo 6,2 lindje, ka ndodhur paralelisht edhe një abort.

Pjesa më e madhe e aborteve kryhen nga gratë e grupmoshës 20-34 vjeç, e cila është dhe grupmosha më riprodhuese e gruas.

Në moshën 17 vjeçare kemi vlerën më të lartë të këtij treguesi: 104 aborte për 1.000 lindje të gjalla.

Numri më i lartë i aborteve është kryer nga gratë me nivel arsimor 9 vjeçar dhe të mesëm, përkatësisht me 31,0 % dhe 25,2 %.

Peshën më të vogël e zënë gratë me nivel arsimi fillor (2,5 %). Përqindja e aborteve nga gratë me nivel arsimor të lartë zë 21,1 % të totalit.

Rreth  73,7 % e aborteve janë kryer nga gratë e martuara. Rreth 6,7 % nga gratë beqare. Abortet nga gratë e divorcuara ose të ve janë në nivele shumë të ulëta.

Abortet e kryera nga gratë e papuna ose të pasiguruara, ndër vite, ndjekin të njëjtin trend dhe nivele të përafërta.

Në vitin 2020, përqindja e aborteve të kryera nga gratë e punësuara shënoi një rënie prej 3,3 pikë përqindje, krahasuar me vitin e kaluar.