Aplikacion
Bota e kinemasë është në zi. Aktori dhe regjisori i famshëm amerikan, Robert Redford, është ndarë nga jeta në moshën 89-vjeçare.
Lajmi u konfirmua nga publicistja e tij, Cindu Berger, e cila tha se Redford ndërroi jetë në shtëpinë e tij në Sundance, Utah, “i rrethuar nga miqtë, në vendin që donte më shumë”. Familja kërkoi privatësi në këto momente të vështira.

Redford ishte një nga figurat më të shquara të Hollivudit, i njohur si aktor, regjisor dhe producent. Ai u bë i famshëm në vitet ’60 dhe ’70 me role në filma që sot konsiderohen klasikë si: Butch Cassidy and the Sundance Kid (1969), The Sting (1973), All the President’s Men (1976), The Great Gatsby (1974), Out of Africa (1985).

Përveç suksesit në ekran, Redford u dallua edhe si themelues i Sundance Film Festival, duke krijuar një hapësirë të rëndësishme për kinemanë alternative dhe regjisorët e rinj.

Ai fitoi çmime të shumta gjatë karrierës, mes tyre një Oscar për regji me filmin Ordinary People (1980) dhe një Oscar Nderi për jetën artistike në vitin 2002./ Zoom.al