zoom

Aktualitet

Shuhet aktori Fitim Makashi, babai i Redon Makashit

Shuhet aktori Fitim Makashi, babai i Redon Makashit

Është ndarë nga jeta në moshën 82-vjeçare aktori i mirënjohur Fitim Makashi.

Ai njihej gjerësisht si një nga figurat e spikatura të teatrit dhe filmit, duke lënë pas një kontribut të rëndësishëm në skenën artistike shqiptare. Makashi ishte gjithashtu babai i këngëtarit të njohur Redon Makashi.

I lindur më 10 prill 1944 në Gjirokastër, ai u formua profesionalisht në Institutin e Lartë të Arteve, ku nisi studimet për aktrim në vitin 1963 dhe i përfundoi në vitin 1967. Më pas, përveç karrierës si aktor, ai kontribuoi edhe në arsim, duke shërbyer si pedagog për breza të rinj artistësh.

Debutimin në kinematografi e bëri në vitin 1967 me filmin “Dueli i heshtur”. Gjatë viteve në vijim u bë pjesë e një sërë prodhimesh të njohura shqiptare, mes të cilave “Prita” (1968), “Njësiti gueril” (1969), “Ndërgjegjja” (1972), “Rrugicat që kërkonin diell” (1975), “Në fillim të verës” (1975), “Ilegalët” (1976), “Nga mesi i errësirës” (1978), “Intendenti” (1980), “Gjurmë në kaltërsi” (1981), “Tre njerëz me guna” (1985), “Shpella e piratëve” (1991) dhe “Vdekja e kalit” (1992), ndër të tjera./ Zoom.al

Postime të lidhura