Aplikacion
Ndahet nga jeta ikona e muzikës greke, Marinella, e cila u shua në moshën 87-vjeçare.
Artistja e njohur, emri i vërtetë i së cilës ishte Kyriaki Papadopoulou, ndërroi jetë në banesën e saj, pasi për një kohë të gjatë vuante nga pasojat e një goditjeje të rëndë në tru që kishte pësuar në vitin 2024, gjatë një performance në skenë.
E lindur në Selanik, ajo e nisi rrugëtimin artistik që në rini dhe shumë shpejt u shndërrua në një nga zërat më të dashur për publikun grek. Në fund të viteve ’50 u zhvendos në Athinë, ku hodhi hapat e parë në diskografi dhe nisi një karrierë që do të zgjaste mbi gjashtë dekada.
Një moment i rëndësishëm në jetën e saj artistike ishte bashkëpunimi me Stelios Kazantzidis, me të cilin realizoi disa nga këngët më të suksesshme të kohës. Më pas, ajo ndërtoi një karrierë të pavarur shumë të suksesshme, duke bashkëpunuar me emra të njohur të muzikës si Giorgos Dalaras dhe Antonis Remos.
Diskografia e saj përfshin dhjetëra albume dhe këngë që mbeten të dashura edhe sot, ndërsa performancat e saj skenike janë konsideruar gjithmonë të jashtëzakonshme. Ajo përfaqësoi Greqinë në Eurovision Song Contest 1974, duke lënë gjurmë edhe në skenën ndërkombëtare./ Zoom.al
Festa e çmendur për titullin botëror të Spanjës përfundon në tragjedi, humb jetën 13-vjeçari