zoom

Art & Kulturë

Shuhet aktori Ilir Shkurti

Shuhet aktori Ilir Shkurti

Aktori Ilir Shkurti, i cili u shua në moshën 68-vjeçare. Ai konsiderohej një ndër emrat e spikatur të jetës artistike, veçanërisht në qytetin e Pogradec.

I lindur më 30 dhjetor 1957, Shkurti i përkiste një brezi artistësh që lanë gjurmë në teatër dhe humor. Ai u bë i dashur për publikun përmes roleve të tij në Estradën e Pogradecit, ku interpretoi personazhe karakteriale dhe plot humor, duke fituar simpatinë e spektatorëve ndër vite.

Përveç aktivitetit në skenë, ai kontribuoi edhe në filmin shqiptar, duke marrë pjesë në disa prodhime të rëndësishme të Kinostudio Shqipëria e Re. Ndër filmat ku ai ka interpretuar përmenden Rrethimi i vogël, Binarët, Ngjyrat e moshës, Shkëlqim i përkohshëm dhe Kush vdes në këmbë

Postime të lidhura