Aplikacion
Jennifer Lawrence e ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë, por gjinia e foshnjës nuk është bërë e ditur. Ylli i filmit “The Don’t Look Up” është e martuar me Cooke Maroneyn. Shtatzënia e aktores 31-vjeçare u bë e ditur në shtator të vitit 2021.
Ajo dhe Maroney janë të lidhur që nga viti 2018, ndërkohë që në shkurt të vitit 2019 ata u fejuan. Duke folur për mëmësinë, Lawrence ka thënë në dhjetor për “Vanity Fair” ajo shpreson ta mbrojë sa më shumë “privatësinë” e fëmijës së saj.
Një burim i afërt me aktoren tha më parë për “People” se Lawrence po priste me padurim të bëhej nënë./L.K
/Zoom.al