zoom

Të gjitha

Shqiptari tenton të përdhunojë ukrainasen në club, arrestohet nga policia

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali, ku një 24-vjeçar shqiptar ka tentuar të përdhunojë një 28-vjeçare ukrainase mbrëmjen e së shtunës teksa ndodheshin në një lokal nate në Ponte Buggianese.

Sipas mediave vendase, ai e futi me forcë në banjon e burrave, duke e mbyllur. Më pas ai tentoi ta përdhunonte. I riu hoqi dorë vetëm kur e reja, banuese në qytet, e bindi se më pas do të shkonin së bashku në një vend më “intim”.

Sapo gjeti mundësinë 28-vjeçarja u largua dhe menjëherë shkoi në polici për ta denoncuar. 24-vjeçari është arrestuar dhe tashmë akuzohet për sulm seksual, plagosje dhe rrëmbim.