zoom

Slider

Shqipëria për pak sa nuk kap vazon e parë, shifrat që premtojnë për kuqezinjtë

Shqipëria për pak sa nuk e kapi vazon e parë të shortit për Gjermani dhe më tej, eliminatoret e ardhshme, pasi vlerësimet e FIFA dhe UEFA bëhen në bazë pikësh dhe renditjeje në grupe.

Një pikë ndaj Ishujve Faroe i rri ngushtë Shqipërisë, kjo ishte një sfidë ku tifozët ishin përgatitur për një show ofensivë, por në fushë rezultoi e kundërta, por përtej këtij detaji, një pikë mjaftoi për të mbyllur Grupin E në krye.

Kjo nuk është një gjë që ndodhë shpesh, përkundrazi, ndodhi për herë të parë. Kjo ishte mrekullia e dytë kuqezi, por për herë të parë shkojmë në Evropian si kokë grupi, pa diskutim një arritje historike.

Të gjithë besonin se pas suksesit kundër Republikës Çeke, Shqipëria do të thyente rekordin e Edy Reja-s, do e mbyllte këtë fushatë me 19 pikë, pasi në tavolinë ishin edhe 6 pikë të tjera, por në mënyrë surprizë Moldavia dhe mbi të gjitha Ishujt Faroe ndalën kuqezinjtë e Sylvinho-s në dy barazime që zbehën pak atmosferën.

Me 15 pikë në 8 ndeshje, Shqipëria shkon në Gjermani nga “dera kryesore”, si kokë Grupi. Jo vetëm kaq, kuqezinjtë mbyllin këtë fushatë kualifikuese me 12 gola të shënuar, po aq sa edhe Çekia dhe me 4 gola të pësuar, mbrojtja më e mirë e Grupit E. “Air Albania” u kthye në “mit” për Shqipërinë, në një fortesë, pasi në shtëpi kuqezinjtë e mbyllin si të pamposhtur, me 3 fitore dhe një barazim, asnjë gol i pësuar.