zoom

Lajme

Shqipëria nis përgatitjet për Poloninë, tre mungesa në start

Shqipëria nis përgatitjet për Poloninë, tre mungesa në start

Kombëtarja e Shqipërisë ka startuar grumbullimin dhe përgatitjet për përballjen e rëndësishme ndaj Polonia në fazën play-off, një sfidë vendimtare në rrugën drejt Botërorit.

Nën drejtimin e trajnerit Sylvinho, skuadra ka zhvilluar seancën e parë stërvitore, ndërsa pjesa më e madhe e grupit është tashmë në dispozicion. Megjithatë, tre lojtarë, Ylber Ramadani, Ernest Muçi Gripshi dhe Myrto Uzuni, mungojnë për momentin dhe pritet t’i bashkohen ekipit në ditët në vijim.

Trajneri i kuqezinjve, Sylvinho, ka bërë publike listën me 26 futbollistët e grumbulluar për këtë përballje të rëndësishme. Në përzgjedhje bien në sy rikthime të rëndësishme, disa mungesa për shkak dëmtimesh, si dhe përfshirja e elementëve të rinj.

Në repartin e portës janë përzgjedhur Thomas Strakosha, Elhan Kastrati dhe portieri i Egnatias, Mario Dajsinani.

Mbrojtja kombinon eksperiencën me prurje të reja. Në listë bëjnë pjesë Berat Gjimshiti, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Arlind Ajeti, Adrian Ismajli, Klisman Cake, Mario Mitaj dhe Naser Aliji. Ndërkohë, trajneri ka ftuar për herë të parë edhe Bujar Pllanën dhe Stavro Pilon.

Mesfusha përfshin emra si Kristjan Asllani, Ylber Ramadani, Qazim Laçi, Juljan Shehu, Adrion Pajaziti, Nazmi Gripshi, Jasir Asani dhe Arbër Hoxha. Një rikthim i rëndësishëm është ai i Anis Mehmetit, i cili rikthehet pas një mungese të gjatë prej disa vitesh.

Në repartin ofensiv spikat gjithashtu rikthimi i Ernest Muçit, i cili bashkohet me Armando Brojën, Myrto Uzunin dhe Nedim Bajramin.

Nga ana tjetër, në këtë grumbullim mungojnë Rey Manaj dhe Mirlind Daku, të cilët nuk janë në dispozicion për shkak të problemeve fizike.

Ndeshja mes dy ekipeve do të luhet në Varshavë më 26 mars, në orën 20:45, dhe konsiderohet një nga sfidat më të rëndësishme për kuqezinjtë në këtë fazë./ Zoom.al

Postime të lidhura